Bashkohu në Tactica Digital Marketing Academy

A je gati të bëhesh pjesë e trajnimit 5 mujor në marketing dixhital në Tactica Digital Marketing Academy?

tactica hero

Falë mbështetjes së Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE) dhe programit të tij Youth Online and Upward (YOU), ky trajnim do të ofrohet tërësisht falas!

tactica clients
tactica clients
tactica clients
tactica clients

Bëhu ekspert i secilës fushë të marketingut dixhital

Marketing Strategy

Social Media Management

Search Engine Optimization

Content Writing

Graphic Design

Email Marketing

Sales

Communication

Job Search

Mentorim dhe Punësim i Garantuar

Përveç trajnimeve, ti do të marrësh mentorim nga ekspertët tanë si dhe do të kesh qasje në shumë mundësi të punës praktike në Tactica dhe kompani tjera të Kosovës. Trajnimi ka për qëllim të të përgatis për të filluar karrierën në cilëndo nga fushat e marketingut dixhital!

Kush mund të marrë pjesë në trajnim?

Kush mund të marrë pjesë në trajnim?

Në këtë trajnim mund të marrin pjesë qytetarët e Republikës se Kosovës mbi moshën 16 vjeçare, të cilët janë studentë, të papunë, apo në kërkim të punësimit.

Jam i/e interesuar. Si të aplikoj?

Aplikimi është shumë i thjeshtë. Vizitoni këtë link dhe plotësoni të dhënat tuaja në formularin e shfaqur. Programi YOU realizohet në kuadër të Projektit KODE i cili implementohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetet nga Banka Botërore.

Rreth Projektit KODE

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE i implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e projektit. Në nivel kombëtar, projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e arsimit të lartë.

Rreth Projektit YOU

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbime të TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.

Informatat relevante

Kush mund të marrë pjesë në trajnim?

Përfitues do të jenë të rinjtë e Kosovës (16+) të cilët janë të interesuar të aftësohen ose të avancohen më tej në fushën e TIK. Përfitues mund të jenë: (i) të papunët apo (ii) të nënpunësuarit. Gjithashtu për aplikim inkurajohen dhe qytetarët e komuniteteve minoritare dhe personat me aftësi të kufizuara.

Si do të bëhet selektimi i kandidatëve?

1. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes linqeve më lartë apo përmes linqeve të ofruara nga kompanitë e përzgjedhura trajnuese. 2. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga kompania e përzgjedhur trajnuese, të cilët i mbajnë të informuar aplikantët.

Çfarë është përmbajtja e një trajnimi?

Trajnimet mund të zgjasin 4 – 6 muaj dhe do ti kenë dy pjesë kryesore: trajnime për aftësi teknike dhe trajnime për aftësi të buta (eng: soft-skills). Trajnimet për aftësi teknike dhe trajnimet për aftësi të buta do të kenë përmbajtje të përditësuar.

Çka do të përfitoni nga Programi YOU?

Do të aftësoheni/profesionalizoheni në shkathtësitë teknike dhe të buta varësisht nga moduli i përzgjedhur dhe rritni potencialin e punësimit.

A është e detyrueshme vijushmëria e trajnimit?

Përfituesit e trajnimit duhet të kenë vijushmëri maksimale, të jenë sa më aktivë gjatë trajnimit dhe gjithashtu me vullnet për të vazhduar dhe “detyrat e shtëpisë” të caktuara sipas planprogramit të trajnimit që vijojnë. Duhet të përkushtohen në mësim-nxënie dhe të kalojnë me sukses provimin përfundimtar. Në këtë menyrë arrihet efekti i trajnimit dhe mund të rritet potenciali për punësim.

A do të çertifikohen kandidatët e suksesshëm?

Pas përfundimit të trajnimit, përfituesit do ti nënshtrohen provimit përfundimtar dhe kandidatët e suksesshëm do të çertifikohen nga kompania trajnuese.

Sa është çmimi për pjesëmarrje në trajnim?

Trajnimet do të jenë të kualitetit të lartë dhe ofrohen FALAS.

Pse të zgjedhni Tactica-n si partnerin tuaj dixhital

Tactica Logo

New Jersey

655 Amboy Ave, Woodbridge, New Jersey 07095, United States

Prishtinë

Perandori Justiniani Str, Prishtinë 10000, Kosovo