Skip to main content
Tactica DMA 1

BASHKOHU NË TACTICA
DIGITAL MARKETING ACADEMY

A je gati të bëhesh pjesë e trajnimit 5 mujor në marketing dixhital në Tactica Digital Marketing Academy?

Falë mbështetjes së Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE) dhe programit të tij Youth Online and Upward (YOU), ky trajnim do të ofrohet tërësisht falas!

You 2
logo kode 1
Ministria e Ekonomise
world bank logo

Bëhu ekspert i secilës fushë të marketingut dixhital

marketing strategy

Marketing Strategy

Content writer

Content writing

sales

Sales

smm

Social Media Management

graphic design 1

Graphic Design

communication

Communication

seo

Search Engine Optimization

email marketing

Email Marketing

job search

Job Search

Mentorim dhe Punësim i Garantuar

Përveç trajnimeve, ti do të marrësh mentorim nga ekspertët tanë si dhe do të kesh çasje në shumë mundësi të punës praktike në Tactica dhe kompani të tjera në Kosovë.

Qëllimi i trajnimit është që pas periudhës trajnuese dhe asaj të praktikës, ti do të jesh 100% gati për t’u punësuar në secilën nga fushat e marketingut dixhital!

Kush mund të marrë
pjesë në trajnim?

Në këtë trajnim mund të marrin pjesë qytetarët e
Republikës se Kosovës mbi moshën 16 vjeçare,
të cilët janë student, të papunë, apo në kërkim të punësimit.

Pjesëmarresit duhet të jenë të dedikuar që të marrin
pjesë rregullisht në trajnime dhe të kryejnë detyrat dhe
përgjegjësitë e caktuara gjatë Akademisë.

students 1

Jam i/e interesuar. Si të aplikoj?

Aplikimi është shumë i thjeshtë.

Vizitoni këtë link

dhe plotësoni të dhënat tuaja në formularin e shfaqur.

Afati i fundit për aplikim
është 12 Shkurt.

Programi YOU realizohet në kuadër të Projektit KODE i cili implementohet nga Ministria e Ekonomise dhe mbështetet nga Banka Botërore.

Rreth Projektit KODE

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e Projektit. Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë.

Rreth Programit YOU

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbime të TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.

INFORMATAT RELEVANTE

Përfitues do të jenë të rinjtë e Kosovës (16+) të cilët janë të interesuar të aftësohen ose të avancohen më tej në fushën e TIK. Përfitues mund të jenë: (i) të papunët apo (ii) të nënpunësuarit. Gjithashtu për aplikim inkurajohen dhe qytetarët e komuniteteve minoritare dhe personat me aftësi të kufizuara.

1. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes linqeve më lartë apo përmes linqeve të ofruara nga kompanitë e përzgjedhura trajnuese.
2. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga kompania e përzgjedhur trajnuese, të cilët i mbajnë të informuar aplikantët.

Trajnimet mund të zgjasin 4 – 6 muaj dhe do ti kenë dy pjesë kryesore: trajnime për aftësi teknike dhe trajnime për aftësi të buta (eng: soft-skills). Trajnimet për aftësi teknike dhe trajnimet për aftësi të buta do të kenë përmbajtje të përditësuar.

Do të aftësoheni/profesionalizoheni në shkathtësitë teknike dhe të buta varësisht nga moduli i përzgjedhur dhe rritni potencialin e punësimit.

Përfituesit e trajnimit duhet të kenë vijushmëri maksimale, të jenë sa më aktivë gjatë trajnimit dhe gjithashtu me vullnet për të vazhduar dhe “detyrat e shtëpisë” të caktuara sipas planprogramit të trajnimit që vijojnë. Duhet të përkushtohen në mësim-nxënie dhe të kalojnë me sukses provimin përfundimtar. Në këtë menyrë arrihet efekti i trajnimit dhe mund të rritet potenciali për punësim.

Pas përfundimit të trajnimit, përfituesit do ti nënshtrohen provimit përfundimtar dhe kandidatët e suksesshëm do të çertifikohen nga kompania trajnuese.

Trajnimet do të jenë të kualitetit të lartë dhe ofrohen FALAS.

Close Menu

Create My SEO Strategy

We will create an SEO strategy that supports your business goals. We’re going to take care of every detail so you can focus on what’s important: building and running the best company possible!

Talk to us